E trishtë / Dallgët nxjerrin në breg trupat e pajetë (FOTO LAJM)

Në rrjetet sociale po qarkullojnë foto të trishta të cilat tregojnë trupat e pajetë të tragjedisë që ndodhi në Detin Mesdhe.

Fotot tregojnë se si dallgët e Detit Mesdhe kanë nxjerr kufomat në brigjet me rërë.

Këto janë “mbetjet” e një tragjedie që ka ndodhur natën e fundit, ku të paktën 100 emigrantë janë mbytur pas përmbysjes së një tjetër motobarke, ndërkohë që rreth 300 të tjerë mendohet të jenë shpëtuar.

Kjo është tragjedia e dytë që u shënua në brigjet e Afrikës së Veriut, prej ku me mijëra emigrantë afrikanë presin të nisen drejt Italisë, sapo atyre t’u jepet një mundësi./Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori