E takoi në një klub nate, 33-vjeçarja martohet me princin etiopian (FOTO LAJM)

Një grua amerikane ishte në një klub nate kur u takua me princin etiopian që më pas do të bëhej bashkëshorti i saj.

Ariana Austin, 33 vjeçe, kishte dalë së bashku me një mikun e saj kur iu afrua Joel Makonnen në klubin e natës "Pearl".

Ajo që 33-vjecarja nuk e zbuloi atë natë 12 vjet më parë, ishte se Joel i thjeshtë ishte në të vërtetë Prince Joel, stërnip i Haile Selassie I, perandorit të fundit të Etiopisë, përcjell albeu.com

Makonnen tha se që në momentin që e takoi, i kishte thënë se donte të takohej me Austin.

"As pesë minuta më vonë, unë thashë, "Ti do të jesh e dashura ime", rrëfen ai.

Ndërsa Makonnen nuk i tregoi menjëherë Austin për familjen e tij, e vërteta mbi trashëgiminë e tij doli kur ata filluan ta merrnin lidhjen seriozisht dhe kjo është diçka që e fascinon Austinin.

Ajo duket e ngazëllyer të jetë pjesë e një familjeje që gjurmon rrënjët e tyre te Mbreti i Biblës Solomon dhe Mbretëresha e Shebës.

Çifti u martua me një martesë etiopiane ortodokse me 13 priftërinj, dy kurora më 9 shtator. /albeu.com/

























Shtuar më 25/01/2018, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori