E RRALLË/ Kuksiani gjen portofolin plot me euro, e dorëzon të paprekur

Qytetaria është një diçka për t’u lakmuar në ditët e sotme.

Një veprim i rrallë është ai i një pogradecari i cili pasi ka gjetur portofolin e një shtetasi gjerman e ka kthyer të paprekur.

Portofoli kishte brenda 1.100 € dhe dokumentat e gjermanit, patentë, kartë ID e pasaportë.

Qytetari në fjalë quhet Azem dhe është me origjinë nga Kukësi.
Azemi u bë lajm në vitin 2014-të kur INUK i prishi lokalin që ai kishte ndërtuar buzë liqenit të Ohrit, teksa qëndroi brenda ndërtesës i ngujuar për 2 ditë me radhë bashkë me familjen sepse pretendonte se shteti nuk e kishte dëmshpërblyer për vlerën reale të pronës. /albeu.com/


Shtuar më 12/07/2017, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori