E RËNDË/ Burri ekzekuton 31 vjeçaren për 23 cent (FOTO LAJM)

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të tmerrshme të rregjistruara nga kamerat e sigurisë, ku një burrë qëllon për vdekje me armë zjarri një grua të pastrehë e cila kërkonte vetëm 23 cent.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rio de Janeiro, ku burri pa u menduar dy herë i ka drejtuar armën gruas duke e lënë të vdekur në tokë.

Skena me gjakftohtësi e transmetuar të mërkurën në Rede-TV në Brazil tregon lypësen e pastrehë Zilda Henrique, 31-vjeçare, duke iu afruar burrit në Rua Barao de Amazonas në Rio të shtunën.

Burri, i identifikuar më vonë si, Aderbal Ramos, ndalet, nxjerr pistoletën nga brezi dhe qëllon Henriqu, e të paktën dy herë ndërsa ajo kthehet dhe po përpiqej të kalonte përtej rrugës, por pa sukses. Ramos u mor në paraburgim dhe po mbahet në Stacionin Policor Niteroi, thonë mediat e huaja.

Shtuar më 21/11/2019, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori