E quajti vajzën e hallës, Ardian Bujupi pranon publikisht lidhjen me Sabrine (FOTO LAJM)

Nuk thonë kot se “ku ka zë s’është pa gjë”! Prej muajsh përflitej se Ardian Bujupi është në një lidhje me modelen indiane Sabrine Khan.

Gjithsesi, ai i mohoi disa herë këto zëra, deri mbrëmjen e sotme. Si duket edhe ai u lodh nga këto "gënjeshtra" dhe i ftuar në “Shiko kush luan” ka pranuar se ndodhet në një lidhje me bukuroshen.

Ardiani u pyet se si e ka emrin “Zhulieta” e tij dhe ai është përgjigjur shkurt, qart dhe pa gabime: Sabrine.



Shtuar më 18/10/2020, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori