Meda sqaron fjalët për ndarjen nga bashkëshortja (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ditën e djeshme, këngëtari Mehdin Përgjeçaj, i njohur ndryshe si Meda, habiti ndjekësit në Instagram me një foto të publikuar, ku lajmëronte ndarjen nga bashkëshortja e tij prej 10 vitesh, Lulja.

"Tradhëtare, fajtore, ti s'meriton të flas por meriton përjetë t'mallkoj e në fund të të vras."- shkruhej në foton e tij me të shoqen, ndërsa krahas fotos këngëtari kishte shkruar "Publikisht sot më datën 10 shtator 2018 ndahem nga gruaja ime".

Mirëpo siç duket asgjë nuk ka qenë e vërtetë dhe Medës i kanë vjedhur profilin e tij në Instagram, duke shpërndarë lajmin e rremë të ndarjes, shkruan Xing.

Nëpërmjet një fotoje në profilin e tij në Facebook, këngëtari lajmëron ndjekësit për lajmin e rremë:

"Për të gjithë dashamirësit tanë, ju njoftoj që Instagrami im është keqpërdorur dhe ka lajme të pavërteta. Ju përshëndesim unë dhe Lulja."- ka shkruar Meda në foton me bashkëshorten. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2018, ora 10:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori