Dy ditë më parë
Rita Ora ishte e ftuar në koncertin që u mbajt në Sheshin Skënderbej ku këndoi disa nga hitet e saj për 60 minuta dhe koncerti u ndoq nga 250 mijë qytetarë.
Rita e dogji skenën me performancat e saj e veshur me të verdha dhe u komentua shumë në
media e rrjete sociale.
Mirëpo pas
koncertit filluan edhe kritikat, Gjyste Vulaj e akuzoi për vjedhje pasi
Rita ka miksuar vallen e Rugovës me këngën e saj ndërsa Olti Curri e quajti "kurvë".
Pas kësaj zhurme që u bë në
media kanë reaguar prindërit e Ritës. Mamaja e saj ka postuar një foto ku shihet sa shumë njerëz ishin mbledhur vetëm për Ritën.
"Kjo është foto e botës (qyteti i
Tiranës gjatë
koncertit të
Rita Orës) dhe si duhet të jetë gjithmonë, e mbështjellë në zemër. Bravo
Rita Ora për një natë të mrekullueshme. Jam mama krenare", shkruan Vera Ora, shkruan Xing.al.
Ndërsa babai i Ritës u shpreh për "Shqiptarja.com": "Për koncertin e
Tiranës, ndihem i nderuar dhe i
falënderoj për organizimin e
koncertit, veçanërisht kryebashkiakun Erjon Veliaj.
E
falënderoj që e krijoi këtë mundësi për të ardhur
Rita në Tiranë. Dhe besoj se do vijojë me të tjerë artistë. Është pozitive për rininë". /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2018,
ora 10:16