E preferuara e shqiptarëve, aktorja turke shtatzënë për herë të parë (FOTO LAJM)

Aktorja shumë e njohur nga shqiptarët me rolet e saj në serialet “Kuzey Guney”, “Rrahje zemre”, “Dyshja fantastike”, Oyku Karayel do të bëhet nënë për herë të parë.

Mediat turke bëjnë të ditur se Oyku është 1 muaj e gjysmë shtatzënë. Lajmi e ka gëzuar pamasë aktoren dhe bashkëshortin e saj Can Bonomo. Oyku dhe Can u martuan dy vite më parë me një dasmë shumë elegante dhe me të ftuar personazhe të njohur.

E pyetur më parë në një intervistë se kur do të bëhet nënë, Oyku u përgjigj: “Këto gjëra kanë kohën e vetë”.

Kujtojmë që Oyku Karayel u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Xhemres” në serialin “Kuzey Guney”, ku luante krah aktorit Kivanç Tatlitug. Më pas ajo pati rol kryesor në serialin “Rrahje zemre” dhe hera e fundit kur e pamë ishte në serialin “Dyshja fantastike”.

Shtuar më 06/10/2020, ora 22:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori