E pranoi publikishit, Capital T është lidhur më një nga vajzat e Showbizit (FOTO LAJM)

Reperi shumë i dashur për publikun, Capital T, është treguar gjithmonë shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private. Mirëpo së fundmi ka bërë një përjashtim dhe iu ka kthyer përgjigje ndjekësve në Instastory.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur hapur nëse i pëlqejnë apo jo femrat sepse ai kurrë nuk ka bërë publike ndonjë lidhje. Capitali ka treguar se femrat i pëlqejnë, madje ndoshta dhe më shumë se ç'duhet, por ka preferuar të mos i bëjë publike historitë e tij të dashurisë pasi jo të gjitha dëshirojnë të bëhen të njohura.

"Si nuk i dua femrat? I dua më shumë seç duhet. Por shumicën e kohës kam pasur punë me femra që nuk e duan famën edhe nuk e kanë merituar vëmendjen dhe presionin prandaj nuk kam dashur t’ja cënoj privatësinë dhe s'do e bëj as në të ardhmen. Shpesh herë të jesh i famshëm nuk është qejf dhe jo të gjithë e duan", shkruan reperi.

Po ashtu Capitali bëri publik për herë të parë faktin që ka qenë i lidhur me vajzë nga shoëbizi. Megjithatë ai ka preferuar të mos tregojë emër apo të japë ndonjë detaj.

Shtuar më 07/04/2020, ora 08:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori