Abuzonte me të miturit, 25 vite burg për babain e katër fëmijëve në Greqi

Është dënuar me 25 vite burgim babai 48-vjeçar në Greqi, i cili ka abuzuar seksualisht me shoqet e fëmijëve të tij.

Protothema.gr shkruan se autori abuzonte me të miturat kur ato vinin në shtëpi për të luajtur me fëmijët e tij.

Mësohet se i dënuari është baba i katër fëmijëve.

Ai ka mohuar akuzat në gjyq, duke pretenduar se është i pafajshëm.

“Unë nuk jam një person i tillë”, ka thënë ai në gjykatë.

Sipas akt akuzës pwr veprat e mësipërme janë kryer në periudhën 2015-2019, në një periferi të Selanikut, ndërsa viktimat, ishin të moshës 6 deri në 12 vjeç.

Hetimi penal i çështjes ka nisur në shtator 2020, pas një padie nga nëna e një nga të miturat.

Një vit më vonë, 48-vjeçari është lënë në masën e paraburgimit në burgun e Grevenës, ku do të kthehet për të vuajtur dënimin për 25 vite burg./albeu.com