Parashutisti bën gjestin human, mbjell 100 milionë pemë në zonën e shpyllëzuar të Amazonës (VIDEO)

Një vit më parë zjarret masive në Amazona shfarosën mijëra gjallesa dhe pemë. Sot pas një viti ajo pjesë e pyllit e mbetur djerr të jep përshtypjen e një toke të vetmuar ku edhe ku edhe mikrogjallesat vështirë se ekzistojnë.

Por një gjest i madh dhe tepër human është bërë nga parashutisti Luigi Cani i cili gjatë një fluturimi me parashutë shpërndau 100 milionë fara pemësh në zonën e shpyllëzuar duke bërë të mundur lulëzimin e një jete të re. Ky gjest i tij i dha edhe titullin “The Germinator”.

Kutia mbante fara nga 27 pemët vendase të pyllit tropikal, që u lëshuan në një sipërfaqe toke prej 38 miljesh katrorë. Në vitin 2022 shpyllëzimi në Amazonë arriti rekorde pavarësisht përpjekjeve të shumta për ndalimin e flakëve.