E papritur! Pas takimit romantik, Enxhëll vendos të largohet nga Love Story (FOTO LAJM)
Nata e 10-të e spektaklit "
Love Story" në TV Klan ka rezervuar mjaft të papritura, teksa
Enxhëll është veteliminuar.
Pas transmetimit të takimit të saj me Saimirin në kinema,
Enxhëll u shpreh se nuk mundet ta përballojë më situatën dhe se ka vendosur të largohet.
Më tej ajo ka theksuar se çdo gjë po bëhet më e vështirë për të.
“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk
mundem ta përballoj dot më.
Kam shumë peshë nga vetja ime dhe nuk
mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh
Enxhëll.
Nga ana tjetër, Saimiri u shpreh se e respekton vendimin e saj, duke i ururar çdo të mirë.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 22:11