E papritur! Çifti fitues i Big Brother së shpejti prindër (FOTO LAJM)

Spektakli “Big Brother Albania” ka patur shumë debat dhe të papritura këtë vit!

Loja në çifte e bëri edhe më interesant spektaklin këtë vit, ndërsa martesa e një çifti brenda shtëpisë, ishte gjithashtu një befasi tjetër e këndshme.

Çifti në fjalë, Daniel dhe Fotini, u shpallën edhe fitues të spektaklit, ndërsa po vazhdojnë jetën e tyre edhe jashtë shtëpisë.

Sot (e premte), ata kanë dhënë një lajm edhe më të mirë për fansat e tyre.

Përmes një fotografi të publikuar në Instagram, Daniel jep lajmin e madh se familja e tyre po shtohet edhe me një anëtar.

Ai shfaqet duket mbajtur me dorë barkun e Fotinisë, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “Familja Lafoda”, që është edhe mbiemri i banorit të shtëpisë më të famshme.

Fotografia është pasuar me komente të shumta urimi nga ndjekësit e çiftit. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2017, ora 17:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori