E zhdukur prej tre ditësh, gjendet 13-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 13-vjeçare shqiptare u raportua e zhdukur para tre ditësh në Itali.

Vajza ishte larguar nga shtëpia të enjten në mëngjes për të shkuar në shkollë, por nuk ishte kthyer në shtëpi.

Mediat italiane bëjnë me dije se e mitura është gjetur dhe se është mirë.

Nëna e të miturës kishte shkuar në polici në stacionin Pontecagnano dhe e kishte raportuar të zhdukur.

Pas 3 ditësh, ajo u gjet në Grosseto. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Giuseppe Lanzara me një postim në rrjetet sociale.

“Më në fund, lajmi që prisnim: Sara u gjet. Nga lajmet mësojmë se ajo është mirë dhe po i bashkohet familjes. Faleminderit atyre që erdhën dhe kontribuan në hulumtim”./Albeu.com/


Shtuar 6.03.2023 10:29