E padëgjuar, vajza lë djalin me Porsche pasi zbuloi se makina luksoze ishte një kopje kineze (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një vajzë nga Kina ka shkaktuar një valë reagimesh negative në rrjetet sociale, kur tregoi historinë e saj të dashurisë me një djalë të cilin e kishte braktisur kur e kuptoi se vetura që e kishte pasur ai nuk ishte Porsche Cayenne, por një kopje kineze që kushtonte 10 herë më lirë sesa “bisha” gjermane.

Në postimet e saj në rrjetin social më të popullarizuar në Kinë, Weibo, kjo vajzë ka shpjeguar se çfarë e kishte shtyrë që t’i jep fund lidhjes së shkurtër

Dyshja ishin njoftuar në një aheng disa javë më parë, dhe derisa ajo po largohej nga lokali, një djalë i ri e kishte pyetur nëse dëshiron ta dërgon me veturën në shtëpi.

Dhe kur e kuptoi se bëhej fjalë për një “Porsche Cayenne” që kushton 220 mijë dollarë, mbeti e habitur. Dhe ishte pikërisht ky veprim i të riut që shtyri kinezen ta pyes veten, se si është e mundur që një djalë kaq i pasur të jetë aq modest.

Ajo kishte pranuar se menjëherë kishte filluar të shpreh interesim për të, e në veçanti kur pa veturën e tij. Kështu vazhduan të takohen dhe pas disa darkave romantike, ai sillej si një xhentëlmen i vërtetë, veprime këto që e bënin vajzën të interesohet edhe më shumë për të.

“Kam menduar që të pasurit nuk janë modest. Më pëlqente sepse dukej i veçantë”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur ajo zbuloi se diçka e çuditshme po ndodhte. Në vend se ta shëtiste me veturën e tij luksoze, ai e dërgonte nëpër restorante të lira dhe pranonte se rrobat i blenë në internet në disa dyqane që shesin rroba të përdorura.

Pas këtij veprimi të tij, vendosi ta publikojë fotografinë e “të dashurit të saj të pasur por modest” dhe të veturës së tij. Dhe derisa disa ia uronin lidhjen, disa kishin vërejtur se nuk bëhej fjalë për veturën Porsche Cayenne, por për një veturë kineze Zotye, dhe se logon fallso të Porsche e kishte blerë në internet.

Besohet se modeli i ri i kësaj veture kineze Zotye SR9 kushton nga 15 deri në 18 mijë dollarë, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me Porsche Cayenne.

E nervozuar me atë çfarë kishte zbuluar, vajza vendosë t’i kundërvihet të riut. I dërgoi një mesazh me pyetjen se sa e kishte blerë veturën. Ai i është përgjigjur se e kishte blerë për 1.2 milion yuan (rreth 180 mijë dollarë), por ajo filloi ta bombardon me pyetje rreth dallimit mes veturës së tij dhe Porsche që e kishte parë.

“Bëhet fjalë për model të vjetër, i imi është model i ri. Natyrisht se nuk janë të njëjtë. Pse po të mundon kaq shumë kjo?”, e ka pyetur i ri të dashurën e tij.

“Mos ndoshta dëshiron të thuash për modelin e ri të Zotye? Mjaft u shtire si tjetër kush. Miqtë më kanë treguar të vërtetën. Po ndahemi!”, i është kundërpërgjigjur vajza kineze.

Dhe kur e kuptoi se janë zbuluar gjitha gënjeshtrat e tij, i riu filloi ta akuzon të dashurën se qëllimi i saj ishte t’i tregonte miqve se i dashuri i saj “ka veturë të re dhe të shtrenjtë”.

Por, duket se reagimi i tij i vuri kapakun.

“Si guxon të më akuzosh. Ti e ki modifikuar veturën që të duket si Porsche. Je i tmerrshëm. Kam qenë e verbër kur jam lidhur me ty”, ia ka kthyer me nervoz vajza të dashurit.

Shkëmbimi i mesazheve të tyre përbri fotografive të veturë në rrjetin social kinez, ka shkaktuar reagime të ashpra që kjo vajzë nuk kishte besuar se do të ndodhin.

Ajo është munduar ta arsyetoj veprimin e saj kinse këtë po e bën për t’i paralajmëruar vajzat tjera për “djemtë me Porsche fallso, që i frytëzojnë veturat për t’i dërguar në shtrat vajzat”. Megjithatë, shumica prej tyre e kanë pyetur se si është e mundur që “dashuria” e saj e madhe për të, befasisht të jetë zhdukur.

Shtuar më 10/07/2018, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori