E pabesueshme, tifozi i futbollit zgjohet nga koma kur dëgjon këngën e skuadrës së zemrës (FOTO LAJM)

Një tifoz i futbollit i cili ndodhej në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa ra 48 orë në koma ai u zgjua pasi familja e tij i vuri tw dwgjonte himnin e tij të skuadrës së preferuar.

Mjekët i thanë familjes së tij se nëse 59-vjeçari nuk zgjohet nga koma brenda 48 orëve të para ata do t'ia ndërprisnin furnizimin me oksigjen.

Gruaja e tij Danna, e trishutuar për gjendjen e tij kaloi orë pa gjumë afër shtratit të tij në pritje për tu zgjuar, përcjell albeu.com.

Por në një përpjekje të fundit për të ringjallur bashkëshortin e saj, ajo vuri këngën e tij të preferuar 'Pride of the West Country' dhe 'Janners' në iPad.

Ai u zgjua nga koma pasi dëgjoi këngë nga Dava Banana dhe Rick O'shay njohur si Brothers Barnet, e cila është dhe kënga e skuadrës së tij të futbollit. /albeu.com/



Shtuar më 20/10/2017, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori