E pabesueshme, kjo vajzë e ka parë vdekjen 3 herë me sy dhe ka shpëtuar

Pëlqej
E pabesueshme por e vërtetë! Një vajzë nga Australia ka përjetuar vdekjen 3 herë dhe ka shpëtuar paq.

Ajo ka rrëfyer se më parë i ka shpëtuar sulmeve terroriste në Londër dhe Paris.

Sipas The Independet, Julia Monaco, 26 vjeçe, ishte duke bërë pazar me shokët e saj, mbrëmjen e djeshme, kur një furgon shkoi përmes turmës dhe vrau 13 persona e lëndoi më shumë se 100.

Vajza nga Melburni i Australisë kishte qenë në Urën e Londrës dhe më pas në sulmin me thika në Notre Dame të Parisit. Ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit, ku ishte kyçur në një dyqan në Placa de Catalanya në “Las Ramblas”.

“Papritmas ne u bllokuam në një dyqan dhe ankthi nisi të përhapej ndër njerëzit. Më pas ne e kuptuam se po vraponim për të shpëtuar jetët tona në anën e prapme të dyqanin ku ne na u tha që të shtriheshim përtokë larg nga dritaret dhe sa më rrafsh me tokën të ishte e mundur”, ka thënë ajo për televizionoin Australian 3AË. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2017, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori