Meta për tensionet në veri të Kosovës: Të shmanget çdo provokim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka bërë apel që të shmanget çdo provokim.

Reagimi i Ilir Metës:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.

Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë./albeu.com