Finalja e emisionit “Tu si que vales” mblodhi një numër të madh shikuesish para ekranit dhe më e komentuara e mbrëmjes ishte bukuroshja
Belen Rodriguez.
Në shoqërinë e Martin Castrogiovanni-t dhe Alessio Sakara-s, ajo moderoi emisionin ku të gjitha komplimentat iu drejtuan asaj.
Belen shkëlqeu me fustanin e bardhë me një të çarë në këmbë, i cili gjithashtu i tregonte bustin.
Por e dini kush e veshi 36-vjeçaren? Pikërisht
stilistja shqiptare Lia Stublla!
Ajo vetë ka ndarë
foto të
Belen-it në Instagram, krenare për punën e saj e cila ka marrë duartrokitjet e publikut.
Kjo nuk është hera e parë që
stilistja nga Kosova vesh yje botërorë, duke na bërë krenarë të gjithë shqiptarëve nëpër botë!
Shtuar më 30/11/2020,
ora 12:08