E njihnim si Gili, por emri i vërtet i këngëtares qenka krejt tjetër (FOTO LAJM)

Gili ka mbetur prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe këngët e saj dëgjohen sot e kësaj dite. Gili ishte e ftuar së fundmi në "E diell", ku gjatë intervistës foli edhe për arsyen pse nuk e ka ndryshuar emrin.

Emrin i saj origjinal është Fevzije Konushevci, por edhe pse njihet si Gili, ajo ka preferuar të mos e ndryshojë emrin.

“Jo vetëm që nuk e kam pasur problem, por e kam respektuar gjithmonë sepse ma kanë vendosur prindërit e mi, e kam për krenari”, u shpreh këngëtarja.

“Madje kur jepja mësim në fakultet në lëndën e gjuhës shqipe, të gjithë studentët më thërrisnin prof. Fevzije ndërsa në skenë zgjodha të më quanim Gili jo vetëm se më përshtatej më shumë, por edhe sepse është dhe më e lehtë për t’u mbajtur mend", tha Gili.

Shtuar më 21/10/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori