E ndaluar me ligj, zyrtari i ministrisë së Brendshme merr armën e del për gjah në mal (FOTO LAJM)

Ligjet në Shqipëri kanë vlerë për njerëzit e thjeshtë dhe jo për qeveritarët.

Ndërkohë që gjuetia është e ndaluar, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca ka marrë armën e gjahut e ka dalë në mal.

"1,400 metra në Mulli, Ndrëshen Mirditë."- shkruan Ndreca në Facebook.

Dhe pse gjuetia është ndaluar, duket se kjo nuk e ka ndaluar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme që të rrëmbejë armën dhe t’i ngjitet malit, shkelje e cila dënohet me gjobë nga 80,000 deri në 100,000 lekë. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2020, ora 23:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori