Kishte shkuar për të peshkuar, 40-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin e Butrintit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në liqenin e Butrintit, Ksamil.

Një 40-vjeçar nga Saranda, baba i dy fëmijëve është gjetur i mbytur në liqen.

Bëhet fjalë për Ardit Alikajn.

I ndjeri ishte zhytur për të peshkuar lë liqenin e Butrintit, rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm kur është mbytur. Trupi i pajetë është dërguar në spitalin e qytetit dhe më pas drejt Tiranës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi policise

“Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

/albeu.com/

 


Shtuar 18.06.2023 10:49