Aksident te “Plepat” në Durrës, plagosen tri persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te mbikalimi i Plepave në Durrës.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë lënduar tri persona, që janë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave, automjeti me drejtues shtetasin Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet, shtetasja F. B, dhe shtetasi M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 26.03.2023 10:21