E mbani mend kinezin me flokë të ngrira? Atij po i bëhet një padrejtësi e madhe (FOTO LAJM)

Pëlqej
Populli kinez ka dhuruar mbi 500,000 juanë 56,335 dollarë për të ndihmuar një djalë të varfër, flokët e të cilit u ngrinë, pasi ishte i detyruar të ecte rreth 4,5 kilometra cdo ditë për të shkuar në shkollë.

Megjithatë, mbledhja e donacioneve nga një organizatë bamirëse e drejtuar nga qeveria ka ngjallur polemika në Kinë, pasi djalit i është dhënë vetëm një pjesë e fondeve, përcjell albeu.com

Tetë-vjeçari Wang Fuman, nga Ludian County, ka marrë 8000 juan rreth 900 dollarë, pavarësisht se njerëzit dhuruan para për të ndihmuar vogëlushin që i preku të gjithë me flokët e tij të ngrira dhe duart e cara nga i ftohti.

Thuhet se pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për të ndihmuar nxënësit më pak me fat në rajon si Fuman, sipas një deklarate të lëshuar nga Fondacioni për Zhvillimin e të Drejtave të Zhaotong më 16 janar.

Vendimi i autoriteteve ka nxitur diskutime mes publikut kinez. /albeu.com/



Shtuar më 18/01/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori