Zyrtarisht e martuar, Rita Ora zbulon a e ka ndryshuar mbiemrin shqiptar

Rita Ora është martuar por nuk ka marrë mbiemrin e burrit. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja në një intervistë së fundmi.

“Unë ende quhem vetëm Rita Ora”, ka thënë ajo.

Prej kohësh përflitej se ajo dhe partneri i saj, Taika Waititi ishin martuar, teksa vetë Rita e pranoi më 27 janar të këtij viti.

“Po (jam e martuar). Unë jam zyrtarisht jashtë tregut. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”- tha ajo.