E lindur me një shenjë të rrallë, 24-vjeçarja bëhet "yll" në internet (FOTO LAJM)

Një grua braziliane po përdor shenjën e saj unike në fytyrë për të nisur karrierën e saj të modelimit pasi ka grumbulluar mijëra ndjekësinternet.

Mariana Mendes, 24 vjeçe, lindi me nevus melanocitik kongjenital, një lloj shenje që ndodh në rreth një për qind të foshnjave në mbarë botën, përcjell albeu.com

Mariana pavarsisht komenteve negative të njerëzve gjithmonë ia ka dalë mbanë dhe e ka dashur veten.

Ajo i tha Barcroft TV: "Unë kam qenë gjithmonë e vetëdijshme se kam një shenjë dalluese, por gjithnjë ka qenë diçka që më ka bërë të ndihem më e veçantë. Është një lloj tjetër bukurie".

Tani Mariana punon më së shumti si fotomodele për dizajnuesit e veshjeve dhe ka nisur një karrierë me 21,000 ndjekës të Instagram. /albeu.com/





















Shtuar më 24/03/2018, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori