E la i dashuri pas maturës: Vajza merr një suprizë nga aktori i njohur (FOTO LAJM)

Të gjithë e dimë se matura është një nga ditët më të rëndësishme në jetën e adoleshentëve.

Një maturante është ndarë nga i dashuri, njëkohësisht edhe shoqëruesi i maturës, vetëm pak ditë pas maturës.

Gabi Dunn u nda nga i dashuri vetëm dy ditë pas mbrëmjes së maturës, por nuk mund ti rezistonte publikimit të fotografive nga ceremonia.

Ajo zgjodhi që të përdorte programin ‘Photoshop’ që në vend të tij të vendoste yllin Ryan Reynolds, të shoqëruar me tekstin: “Unë dhe i dashuri im u ndamë disa ditë pas maturës, kështu që unë vendosa të modifikoj pak fotot.”

Fotografitë u publikuan në Twitter, të cilat i vuri re aktori dhe e mbështeti duke postuar statusin: “Mos u ngatërroni me Gab-in”, duke u bërë virale në pak minuta për mbrojtjen që i bëri asaj.

Pas pak, të gjithë filluan të modifikonin shoqëruesin duke vendosur të preferuarit në botën e televizionit. /albeu.com/
Shtuar më 08/07/2017, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori