E kritikuan se s'po bënte asgjë për popullin e saj, Dua Lipa jep lajmin e mirë për shqiptarët (FOTO LAJM)
Ditën e sotme, njerëzve i ra në sy indiferenca e Dua Lipës lidhur me situatën tragjike në Shqipëri.

Ajo postoi në InstaStory një status ku ngushëllonte personat e prekur, ndërsa vazhdoi normalisht me postimet e saj.

“T’ia kishe kushtu’ një postim Shqipërisë në këto kohë të vështira…” shkruante dikush. “Përdore platformën tënde! Ndihmo njerëzit e tu,” shtoi dikush tjetër.

Mirëpo, duket se gjatë kësaj kohe, këngëtarja shqiptare ka pasur plane të mëdha për vendin e saj.

Në një postim në Instagram, ajo ka ndarë lajmin e mirë se po punon me miqtë e saj për një projekt, ku do të shesin produkte, fitimi i të cilave do të shkojë 100% për personat e prekur.

“Ne kemi treguar se jemi të fortë dhe në momente si ky bashkohemi si komb, si motra e vëllezër të bashkuar.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetën e humbur. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Është gjithmonë koha e duhur.”- shkruan ndër të tjera Dua në postim.

Dua Lipa kritikohet e po
Shtuar më 29/11/2019, ora 08:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori