E kritikuan për veshjen, këngëtarja nuk mban më: Shihemi në gjyq! (FOTO LAJM)
Xhesika Polo është vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të veshjes së saj në Festivalin e Këngës. Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje të bardhë, që dukej se ishte transparente dhe i tregonte lëkurën.

Menjëherë pas performancës shumë i dolën kundra artistes për veshjen, duke u shprehur se fabula e këngës nuk përshtatej me mënyrën si kishte zgjedhur të shfaqej në skenë.

Mirëpo Xhesika ju ka mbyllur gojën një herë e mirë të gjithëve dhe ka treguar se si ka qenë në të vërtetë veshja e saj. Ajo ka shpjeguar se poshtë ka pasur një copë në ngjyrë lëkure dhe veshja nuk ka qenë fare transparente.

Kanë ndikuar dritat e skenës që veshja të duket e tillë dhe për ta treguar më qartë ka bërë një krahasim mes dy fotove. Madje këngëtarja paralajmëroi se të gjithë ata që e kanë fyer për veshjen do përballen me të në gjyq.

"Kjo ne te majte ishte veshja ime ne naten e dyte te Festivalit 59 ne Rtsh! Kjo fotoja ne te djathte eshte nje foto qe po qarkullon ne rrjet keto dy dite me komente te tmerrshme e mllef e vrer! Une sot u hasa me te dhe jam e shokuar. Nuk dua te zgjatem shume ama dy fjale do i them…

Me vjen keq per mendjen e semure qe tregon ajo foto e bere ne ate menyre, qe ndjesia e vetme qe morren nga kenga ime ishte te shkrepnin me vrap kete foto dashakeqe qe te ndiheshin pak me mire per veten. Veshja ime nuk eshte transparente dhe kjo shihet qarte ne foton me cilesi!

Kushdo qe ka njollosur imazhin tim do perballet me instancat perkatese, sepse nuk eshte normale te lendoni njerezit dhe te flini rehat! Se di si ju ze gjumi.

Une gjithsesi do fle shume e qete sot pasi kam bere nje këngë shpirti qe e kane vlerësuar dhe e kane dashur mijëra njerëz dhe per mua kjo ka rëndësi!”, shkruan Xhesika. /ICONSTYLE
E kritikuan për veshjen, këngatarja nuk mban më: Shihemi në gjyq! (FOTO LAJM)

Shtuar më 24/12/2020, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori