E kishin mbajtur të fshehtë! Don Phenom po bëhet baba për herë të parë (FOTO LAJM)

Don Phenom dhe partnerja e tij po bëhen prindër për herë të parë!

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë partnerja bukuroshe e reperit, Anxhi Dema.

Nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, ajo ka treguar se është në pritje të ëmbël të një bebushi.

Anxhi ka pozuar përpara pasqyrës dhe duket se po shkon drejt muajve të fundit të shtatzënisë.

“Shtatzëninë tjetër dua të jem babai. E lodhur”- shkruan ajo krahas pozës, duke treguar gjithashtu se fëmija pritet të vijë në jetë në vitin 2021.

Në foton e saj kanë vërshuar komentet e urimit, ndërsa Don Phenom ende nuk ka folur publikisht për këtë lajm të bukur.

Lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit që lamë pas, ndërsa në muajin prill të këtij viti Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike.

Shtuar më 13/12/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori