Kanë tentuar të dilnin duke çarë xhamin e bagazhit! Çfarë ndodhi dje në Çekrez ku u mbytën në rezervuar dy të rinj, vrasje apo aksident?

Ende është duke u hetuar ngjarja e rëndë e ditës së djeshme ku makina me dy të rinj përfundoi në rezervuar duke u marrë jetën dy të rinjve.

Nga incidenti mbetën të vdekur 22-vjeçari Erion Muça dhe 20-vjeçarja Dorina Gjokgjinaj.

Nxjerrja e trupave të pajetë u bë e mundur falë ndërhyrjeds së polumbarëve të RENEA-s, ndërkohë që kanë qenë miq të të riut, ata që kanë publikuar mesazhe prekëse në rrjetet sociale.

Mësohet se të dy viktimat ishin banorë të zonës, ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë më një krim apo aksident.

Parapakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale, dhe bëhet me dije se dy të rinjtë kanë tentuar që të dilnin nga mjeti duke çarë xhamin e bagazhit, por fatkeqësisht nuk ia kanë dalë dot.