Marshimi për Ukrainën, ambasadori Shkurov ka “dy fjalë” për agresionin rus

Ambasadori Volodymyr Shkurov ka folur nga Tirana mbi agresionin rus në Ukrainë.

Shkurov foli për sulmet ruse nga një marshim i mbajtur në Tiranë gjatë ditës së sotme, në mbështetje të popullit ukrainas.

Shkurov tha se Rusia ka bërë terror në Bucha, Mariupol dhe qytetet e tjera të Ukrainës. Ndërkohë ai shtoi se Rusia nuk kërcënon jo vetëm Ukrainën por kjo urrejte është për të gjithë botën demokratike.

Ndër të tjera ai shtoi se bota duhet të vendos sankione të forta për Rusinë.

“Sot po ju drejtohem në emër të popullit, që kanë mbrojtur tokën tonë. Jam krenar që përfaqësoj ukrainasit dhe Ukrainën.

Unë kam informacion zyrtar për luftën edhe më tepër prova nga njerëz real që i kanë mbijetuar pushtimit.

Ju të gjithë e keni parë tmerrin e lënë pas nga pushtimi rus, qytetet janë provë e vuajtjes së civilëve, dhuna përfshin edhe të miturit.

Të gjitha bëhen me qëllim që tregojnë jo vetëm reflektet e agresorit dhe një dëshirë nëpërkëmbje për të shkatërruar popullin tonë. Sot e kësaj ditë armiku po përqëndron artilerinë në Ukrainën Lindore dhe dicka e tillë nuk do të ndaloj.

Ju bëj thirrje botës së qytetëruar për të cuar në Ukrainë armët e nevojshme dhe të vendosin sanksione të forta për Rusinë.

Rusia kërcënon jo vetëm Ukrainën por kjo urrejte është për të gjithë botën demokratike.

Një komb i cili është zhytyr në gënjeshtra nuk mund të ketë të ardhme ndaj sot shumë vende janë veshur me ngjyrat e Ukrainës.

Ukraina është e mbuluar në gjak por lufton për nderin dhe lirinë. Unë doja të falenderoja Shqipërine dhe popullin shqiptar për ndihmën për popullin tonë”, është shprehur Shkurov./albeu.com/