E izoluar nga koronavirusi, Iva Aliko po e shijon këtë stil jete (FOTO LAJM)

Shume personazhe publike tashmë hedhin foto nga shpia të shoqëruara edhe me hashtagun #QëndroNëShtëpi.

Një divat e instagramit që po qëndron e izoluar është edhe Iva Aliko, e cila shprehet se është duke e shijuar në maksimum këtë stil jete.

Për "Panorama Plus", Iva tregoi se si po i kalon ditët në izolim një vajzë si ajo, që i pëlqen të udhëtojë dhe të shijojë jetën.

"Po rri gjatë gjithë kohës në shtëpi me familjen. Përpiqem ta kaloj kohën duke bërë fitness në kushte shtëpie , duke lexuar libra , duke parë filmat e mi të preferuar , bëj gatimet e mia të preferuara ,punët e shtëpisë dhe argëtohem me kafshët e mia shtëpiake. Jam e shenjës së Gaforres dhe gaforret e adhurojnë qëndrimin në shtëpi", tha ajo.

Ndërkohë me të brendshme lëkure të zezë, çizme sipër kupës së gjurit dhe rripa që i shtrëngon pas trupit, janë disa nga fotot e fundit seksi të Ivës, që ka postuar në rrjetet sociale.

Në setin më të ri të fotove, pamje që të kujtojnë praktikat sadomazokiste ajo ka marrë kësaj here komente jo vetëm nga meshkujt, por edhe nga femrat. Ky set dimëror i ish-të dashurës së deputetit vjen pas fotove të verës, ku Iva pozonte për ditëlindje në tokat e saj në Sarandë, të cilat ajo tregoi se ia ka lënë trashëgimi gjyshja.


Shtuar më 15/03/2020, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori