E hodhi padashje, këngëtarja shqiptare fshin urgjent foton nudo me një mashkull në shtrat (FOTO LAJM)

Anxhelina Hadërgjonaj, një nga këngëtaret shqiptare më të pëlqyera jo vetëm për shkak të genit të saj të bukur familjar por edhe për zërin e stilin e veçantë, prej disa kohësh jeton në Amerikë.

Ajo është parë në shoqërinë e “mbretëreshave” të showbizzit në botë kohët e fundit, duke përmendur këtu Jenner-sat, por ajo që akoma nuk ka bërë publike në jetën e saj, është një mashkull.

Bukuroshja dikur e lidhur me Oni Hysenbelliun, nuk ka pranuar asnjë lidhje publike pas përfundimit miqësisht me ish të dashurin e saj.

Dhe me sa duket këtë gjë e ka bërë pikërisht dje dhe më pas është penduar.

Ajo ka postuar një foto nga dhoma e gjumit ku duket në momente intime me një mashkull. Foto të cilën e ka fshirë më pas.

Anxhelina Hadërgjonaj ka postuar momente intime nga krevati, me një mashkull, por më pas është penduar dhe e ka fshirë foton.

Nuk dihet nëse është penduar vërtet, apo e ka postuar gabimisht, por ajo që nuk ka më dyshime është se Anxhelina ka nisur një lidhje të re dashurie.
Shtuar më 03/07/2019, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori