Vazhdon të rritet dhe të marrë formë opozita e re në Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se kandidati, Indrit
Hoxha i 35-ti në listën shumë emërore të Tiranës ka konfirmuar se do të marrë mandatin e deputetit.
Hoxha një prej militantëve të PD-së i angazhuar edhe me
forumin rinor të
demokratëve pritet të dorëzojë formularin sapo të ketë thirrjen nga KQZ.
Tashmë pritet që numri i deputetëve të rinj të arrijë në 30.
Shtuar më 20/04/2019,
ora 20:12