Karaburantet drejt 200 lekë/ litër, taksa e re që shtohet

Qeveria ka përfunduar sëfundmi nismën e një viti më parë për të dhënë me koncension personave pranë saj shërbimin e kontrollitpompave që lëshojnë naftën apo benzinën në serbatorët e makinave në karburante.

Ekspertët e fushës kanë paralajmëruar rritje tjetër të çmimit të karburanteve për shkak të një shtese që do të kenë në kosto pronarët e tyre, shkruan Albeu.com.

Kështu, brenda javës, shqiptarët janë përballur me dy vendime që rrit ndjeshëm çmimin e karburanteve edhe pse aktualisht është në prag të 200 lekë/ litër.

Sipas njoftimit të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, koncensionin e ri të kontrollitpompavekarburanteve do ta marrë kompania "Noa Control", e cila do të bëjë një investim minimal prej 70 milion lekësh.

Përmes këtij investimi minimal, kompania merr të drejtën e ofrimit të këtij shërbimi për 20 vite duke fituar të paktën 100 milion euro.

Shërbimi i kontrollitpompavekarburanteve më parë bëhej nga shteti, por qeveria ka vendosur që këtë t'ia ofrojë privatit përmes veprimeve të dyshimta, të cilat opozita i ka cilësuar afera korruptive.

Më parë qeveria kishte vendosur edhe dhënien me koncension të shërbimit të krijimit të rezervës së karburanteve, e cila githashtu është vlerësuar se do të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës për qytetarët. /albeu.com/
Shtuar më 15/07/2019, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori