Plas tek "Astiri", policia merr edhe Klevis Balliun pasi i bllokuan rrugën Ramës (FOTO LAJM)

Ka nisur me tension protesta e sotme e banorëve të Unazës së Re, të cilët kanë bllokuar sërish rrugën, por kalimi i kryeministrit Rama ka bërë që të ndërhyjë policia.

Kjo ka shkaktuar përplasje mes FNSH dhe banorëve të zonës duke bërë që policia të shoqërojë në komisariat disa prej tyre.

Në furgonin e policisë është marrë edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ndërsa disa prej banorëve të shoqëruar kanë tentuar të dalin jashtë makinës.
Shtuar më 07/05/2019, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori