E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Përfundojnë në pranga 3 hajdutët e lopëve në Kamëz (FOTO LAJM)

Tre shtetas janë arrestuar në Kamës, si dhe shpallet në kërkim një tjetër për vjedhje në bashkëpunim të bagëtive të trasha.

Zbardhen dhe një sërë vjedhjesh të tjera në fushën e pronës, të kryera po nga këta shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy bagëtitrasha dhe automjete. Shërbimet e Policisë Kamëz arrestuan shtetasit: - A. M., 25 vjeç, banues në Kamëz - B. Z., 33 vjeç, banues në Velipojë - G. D., 27 vjeç, banues në Mamurras Si dhe u shpall në kërkim shtetasi: - R. M., 30 vjeç, banues në Kamëz Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin më 13 mars 2019, në Zall-Herr i kanë vjedhur dy bagëtitrasha shtetasit A. N.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në harkun kohor janar 2018-mars 2019 kanë kryer një sërë vjedhjesh ku kanë vjedhur 18 bagëtitrasha.

Në momentin e arrestimit Policia iu ka gjetur dy bagëtitrasha të cilat këta shtetas i kishin vjedhur.
Shtuar më 19/03/2019, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori