Një i vrarë dhe dy të plagosur rëndë nga përplasja me armë në Shkup (FOTO LAJM)

Gjatë përleshjes së mbrëmshme me armë mes dy makinave në Shkup">Shkup ka mbetur i vrarë një person. Fillimisht u raportua vetëm për të plagosur por më pas rezultoi se njëri prej tyre kishte mbetur i vrarë.

Përplasja me armë ndodhi mes një makine tip xhip si edhe një veture të markes Seat. Mësohet se në këtë të fundit gjendeshin dy shqiptarë dhe një maqedonas.

I vrari është pikërisht nga kjo makinë.

Përplasja me armë nisi në ecje e sipër pranë Prokurisë Speciale duke vijuar për disa metra, gjë e cila ka alarmuar banorët.

Nuk ka ende informacion mbi identitetin e viktimës apo edhe të plagosurve, ndërsa mësohet se policia është në ndjekje të makinës tip xhip. /albeu.com/



Shtuar më 29/09/2018, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori