Ministria e Financave bllokon fondet për Bashkinë e Shkodrës (FOTO LAJM)

Sot Ministria e Financave dhe Ekonomise, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit përmes Degës së Thesarit në Shkodër ka penguar funksionimin e Bashkisë së këtij qyteti.

Lajmi është bërë i ditur nga Bashkia Shkoder, e cila shton se kjo është bërë përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta për shërbime dhe investime.

Për një zhbllokim të shpejtë të kësaj situate të paprecedent për qeverisjen vendore në Shqipëri, Bashkia bën me dije se i ka dërguar shkresën bashkëngjitur, shkresë e cila sipas saj, nesër do të mbërrijë edhe përmes shërbimit postar.
Shtuar më 20/08/2019, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori