Miku i Metës humb jetën pasi s'i përballoi dot pasojat e COVID-19 (FOTO LAJM)

Një nga miqtë e Presidentit Ilir Meta është ndarë nga jeta.

Presidenti shkruan se Hekuran Doko, u infektua dhe mposhti virusin COVID-19, por pasojat që i la nuk mundi t'i mundë.

Lajmin e ka dhënë vetë kreu i shtetit në një postim në rrjetet sociale ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Hekuran Dokos.

"Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij.

Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore”, shkruan kreu i shtetit.
Meta njofton ndarjen nga jeta
Shtuar më 01/10/2020, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori