Kjo është gangsterja nga Mallakastra që grabiste me armë karburantet

Pëlqej
Ditën e sotme policia e Fierit ka ndaluar një shtetase si kryetarja e një grupi kriminal që grabiste me armë zjarri karburante në Fier.

Policia bën me dije se banda në fjalë është përgjegjëse për një grabitje me armë zjarri dhe dy tentativa grabitje.

E ndaluara është shtetasja 31-vjeçare Anna Malaj nga Mallakastara, pamjen e së cilës e shihni në galerinë e bashkëngjtur lajmit.

Ajo u ndalua ditën e sotme nga policia pasi në bashkëpunim me E.G, 22 vjeç, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë karburanti.

Të dy këta shtetas( Kushërinjë), nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Gjithashtu policia ka sekuestruar dhe armën me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet. /albeu.com/

Shtuar më 22/07/2018, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori