Rama flet për Bashën në Kuvend: I kam munguar shumë, prandaj flet për mua

Menjëherë pas Lulzim Bashës ku foli për masakrën serbe në Kosocës, fjalën në Kuvend e mori kryeministri Edi Rama, i cili tha se ish-kryetari i PD nuk përmendi Dick Martyn, por vetëm Ramën dhe Millosheviçin.

Rama tha me ironi se e kupton pse e ka përmendur, pasi e ka marrë malli.

E dëgjuat a e dëgjuat? Ka qenë peng dje kryetari i PD? Dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Marty apo për UCK, ? Dëgjuat me ndonjë fjalë për poshtërsinë e akuzës për trafikun e qenies njerëzore? JO. Dëgjuat vetëm por Milloshevicin dhe për mua. Po për mua duhet ta kuptoni se i kam munguar shumë unë. Nuk kemi ardhur që këta të gjithë këta nuk dallojnë dhe kanë bërë sa herë që kanë dashur ky kuvend Kosova është bërë si samar për gomarin. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje të vërtet reale. Sot Shqipëria është në tryezën e këshillit të sigurimit nuk mund ta përbaltin këta politikën e 30 viteve që ka përdorur Kosovën dhe viktimat e spastrimit etnik, ka përdorur dhimbjet për hesapet e pazarit këtu në Tiranë. Mos ia vini re, dyshoj që do të ketë të tjerë që do të përmendin dhe do të ketë seriozisht Dik Martin ajo gjykatë spce3iale dhe prokurorët kanë ngritur akuzë dhe nuk ka asnjë fakt , këta kanë votuar raportin e Dick Marty në këshillin e Evropës. Historia e ka këtë të keqe kur mendon se ti e ke lënë pas del para. Një tjetër nuk kalon dot oqeanin dhe historia i del para. Vota pro e PD për një raport që ka çuar në Hagë jo e disa persona as disa udhëheqës të UCK”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 11:20