6 makina, aksident zinxhir në autostradën "Ibrahi Rugova" (FOTO LAJM)

Një aksident zinxhir ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën "Ibrahim Rugova" duke përfshirë në të gjashtë makina.

Ngjarja ka ndodhur në Komoran dhe nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë vetëm për dëme materiale, megjithate duhet një raportim i policisë për të patur një informacion më të saktë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po verifikon nëse ka dëme në njerëz duke zbuluar gjithashtu edhe shkaqet e aksidentit. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2019, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori