E frikshme! Pas përmbytjeve rrugët mbushen me krokodilë dhe gjarpërinj (FOTO LAJM)

Pëlqej
Reshjet e dendura të shiut që kanë prekur Queenslandin kanë nxjerrë një numër të kafshëve të rrezikshme nëpër rrugë veçanërisht në zonat e populluara.

Departamenti i Mjedisit i Queensland ka lëshuar një paralajmërim për ata që janë në zonat e përmbytura që të bëjnë kujdes nga këto kafshë, përcjell albeu.com

Paralajmërimi, i shpërndarë në Facebook, thotë: "Krokodilat dhe gjarpërinjtë po shfaqen në vende të papritura si rezultat i reshjeve të mëdha dhe përmbytjeve në pjesë të Queenslandit të Veriut". Krokodilat po lëvizin në zonat e përmbytura lirisht.
Duhet të bëni kujdes dhe të njoftoni ekipet emergjente nëse i shihni".

Krokodilat dhe gjarpërinjtë nuk janë të vetmit që kanë dalë gjatë përmbytjeve.

Po ashtu edhe merimangat përbejnë rrezik për banorët. /albeu.com/




Shtuar më 14/03/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori