E FRIKSHME/ Makina rrëzohet nga ura, kap poshtë qytetarët (FOTO LAJM)

Një grua vdiq dhe gjashtë këmbësorë të tjerë mbetën të plagosur nga ngjarja që ka ndodhur në Hyderabad të Indisë. Një makinë po lëvizte me shpejtësi të lartë në urë, kur humbi kontrollin në kthesë dhe goditi barrierat në anë të rrugës, duke bërë që të “fluturonte” nga ura dhe të binte mbi kokat e njerëzve në trotuar.

Gruaja që humbi jetën ishte duke pritur për autobusin kur u godit nga makina, ndërsa 6 këmbësorët e tjerë po ecnin në trotuar. Pasi bëri disa rrotullime në ajër, mjeti rrëzoi edhe një pemë në rrugën poshtë urës.

Turma tjetër e kalimtarëve vrapuan të shpëtonin, pasi vunë re automjetin që po binte mbi ta. Më pas nxituan të ndihmonin personat e lënduar nga ky aksident i rëndë.

Shtuar më 24/11/2019, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori