E ëma e kishte groposur për së gjalli, foshnja shpëton për mrekulli (FOTO LAJM)

Një rojë sigurie po bënte kontrollin rutinë në një pyll të Rusisë, kur papritur dëgjoi të qara bebesh.

Ai ndoqi zërin që e çoi drejt një grope me dhè të freskët. Aty shqoi duart e vogla që lëviznin jashtë dheut, të mbuluara me insekte, baltë e gjethe të kalbura.

I tronditur, ai e nxori fëmijën që ishte groposur me një çantë dhe e dërgoispital, ku njoftoi policinë. Foshnja kishte vetëm pesë ditë që kishte lindur.

Foshnja, e quajtur Kristina, ishte në gjendje shumë të rëndë, pasi ishte mbuluar me të pickuara nga insektet dhe milingonat, të cilat i kishin hyrë thellë në veshë e deri në sy. /albeu.com/

Shtuar më 16/05/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori