"E dimë sa i do fëmijët", terroristët kërcënojnë gazetaren shqiptare (FOTO LAJM)

Gazetarja shqiptare e gazetës "Zëri" në Kosovë, Arbana Xharra, ka marrë disa mesazhe të rënda kërcënuese në inbox.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja e cila ka publikuar një foto në profilin e saj në "Facebook", në të cilën shfaqet mesazhi nga një profil me emrin "Ebu Duxhane", edhe pse në të vërtetë nuk dihet se kush fshihet pas këtij mesazhi kërcënues, shkruan Albeu.com.

"Ta dish se ne do të gjejmë! Ne e dimë sa i do fëmijët e tu", ka qenë përmbajtja e mesazhit kërcënues të terroristit, i cili i ka bashkangjitur bisedës edhe një foto në të cilën shfaqet një fëmijë i vrarë dhe i mbuluar në gjak.

Nga ana tjetër, vetë gazetarja, e tronditur nga komentet ka shkruar: "Sa trimin e kish pase ky vend. Ani kercenojne me femije. Edhe jane t'u me tute, ethet ne bark mi kane shti. Shume zor e ki me me gjete. Cka te bone shperlarja e Matrapaz!"

Gazetarja shqiptare nga Kosova e ka bërë publike qëndrimin e saj kundër luftëtarëve të shtetit të vetëshpallur ISIS, dhe ky mesazh mund të jetë në shenjë hakmarrjeje ndaj gazetares. /albeu.com/

Shtuar më 20/02/2017, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori