E DHIMBSHME / Momenti kur nëna hedh dheun mbi varrin e Astritit (FOTO LAJM)

Aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë y ditë më parë në burgun e Prizrenit, është përcjellë për në banesën e fundit.

Trupi i Astritit është varrosur pranë vëllait të tij Arbnorit i cili është vetëvra dy vite më parë.

Janë vërtet të dhimbshme momentet gjatë ceremonisë së varrimit të Astritit, i cili përveç familjarëve, mblodhi pas vetes edhe qindra qytetarë, aktivistë, miq, etj.

Pranë familjes së tij, qëndronte edhe bashkëshortja e Astritit e cila është shtatëzënë.

"Indeksonline" ka sjellë disa pamje të dhimbshme gjatë lamtumirës së Astritit, por më e dhimbshme është momenti kur nëna hedh dheun mbi varrin e të birit, dy vite pasi kishte hedhur dhe mbi varrin e djalit tjetër, Arbnorit, i cili dhe ai vdiq në rrethana mjaft të dyshimta. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2016, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori