E dashuruar kokë e këmbë, Arbenita tregon publikisht si e pret Feron kur vjen nga larg (FOTO LAJM)

Fero dhe Arbenita janë padyshim një nga çiftet më të diskutuar në showbizin shqiptar dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat. Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin. Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie, ndonëse larg nga njëri-tjetri.

Arbenita jeton në Britani, kurse Fero mes Kosovës e Gjermanisë, megjithatë takohen shpesh, bëjnë pushime bashkë, e në ditët e veçanta janë gjithnjë pranë njëri-tjetrit.

Modelja ka ndarë një postim shumë interesant në Instastory. Bëhet fjalë për një meme në të cilën ajo e ka gjetur shumë veten.

“Unë kur i dashuri më thotë se po vjen”- shkruhet në postimin e mëposhtëm.

Me padurim, me shumë dashuri dhe e emocionuar: kështu e pret Arbenita Feron.

Kujtojmë se disa javë më parë u raportua se Fero dhe Arbenita kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.

Madje, u tha edhe se janë në pritje të fëmijës së parë, por këto zëra janë hedhur poshtë disa herë nga modelja.
Shtuar më 19/01/2021, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori